Një përplasje verbale ka ndodhur në mes të kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.
Derisa ky i fundit kërkonte fjalën për t’ju kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin.