Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është vetëm çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
“Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kosova, tha ai , përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.