
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë vaksinuar kundër Covidit mbi 17 mijë e 300 persona.
Sipas kësaj ministrie deri më tani janë administruar mbi 955 mijë doza të vaksinës kundër Covidit.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 316 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329 246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.