
Sonte nga ora 20:45, Kosova zhvillon ndeshjen ndaj Greqisë në kualifikueset për botëror.
Kosova është nikoqir i Greqisë në takimin që luhet në Grupin B në kuadrë të Kupës së Botës.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me dy kampet që tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Kosova futet në këtë takim pas fitores 1-0 ndaj Gjoergjisë, duke marrë kështu tre pikët e para në këto kualifikime, e që do të tentojë edhe sonte të fitojë.