
Moderatorja shqiptare, njëherit tani edhe aktore, Arbnora Ademaj ditën e sotme është përballur me dy humbje të rënda.
Ademaj ka bërë të ditur përmes një postimi se kanë ndërruar jetë dy familjarë të saj, axha dhe halla, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Dhimbjen edhe më të madhe për të e bën edhe largësia, pasi që aktorja ndodhet në xhirime në Turqi.
“Pusho i qetë axha jonë! Prezenca jote do t’i mungojë shumë zemrave tona”, shkruan Arbnora në njërin nga postimet, derisa dhimbjen e madhe e shpreh edhe në shkrimin për humbjen e hallës së saj.
Ademaj ka disa muaj që është transferuar në Turqi në xhirimet e serialit në të cilin po merr pjesë./Reporteri.net/