Dy klubet e mëdha evropiane, Interi dhe Paris Saint-Germaini janë duke e vëzhguar futbollistin shqiptar të Levantes, Enis Bardhi, pas sezonit fantastik në La Ligë.
Futbollisti shqiptar që luan me përfaqësuesen e Maqedonisë, ka realizuar 9 gola dhe një asistim në 25 ndeshje me ekipin e Levantes, tek i cili u transferua nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milionë euro.
Tani për Bardhin ka nisur interesimi i klubeve të mëdha dhe siç raporton ESPN, Interi dhe Paris Saint-Germain janë duke e përcjellë situatën e lojtarit 22 vjeç.
Vlera e Bardhit në tregun e transferimeve ka hipur ndjeshëm pas paraqitjeve të tij të fundit, siç ishte ndeshja ndaj Barcelonës të dielën e shkuar, ku ai realizoi dy gola në fitoren e Levantes 5:4.