970×90
970×90
970×90
970×90

Masat e reja AntiCOVID të cilat pritet të hynë në fuqi nga 1 shtatori

Masat e reja AntiCOVID të cilat pritet të hynë në fuqi nga 1 shtatori

93 persona kanë humbur jetën në shtatë ditët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa për një javë, çdo ditë janë konfirmuar afërsisht 2000 raste të reja duke e shënuar kështu javën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, si edhe ajo e viktimave ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti-COVID, shkruan Reporteri.net.

Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këto janë disa nga masat që do të merren:

  • Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
  • Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
  • Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
  • Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
  • Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
  • Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Kujtojmë që të enjten, MSH ka njoftuar se 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 2 mijë e 295 raste raste të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë shëruar edhe 1 mijë e 183 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 747.898 doza të vaksinës anti-COVID në të gjitha qytetet e Kosovës, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 16.862 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 24.939.

Related posts