970×90
970×90
970×90
970×90

iPhone i ardhshëm do të ketë një “kapacitet të çmendur të memories”

iPhone i ardhshëm do të ketë një “kapacitet të çmendur të memories”

Megjithëse Apple ende nuk ka njoftuar zyrtarisht planet për telefonin e ri, i cili mund ose nuk mund të marrë emrin “13-të”, thashethemet po qarkullojnë për përmirësimet e kamerës, procesorit, memories dhe specifikave të tjera.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kamera gjithashtu mund të ofrojë regjistrim të ri video “ProRes”, duke lejuar pamje me cilësi profesionale 4K ose HD.

Gjithashtu do të ketë ndryshimin e ngjyrave dhe nxjerrjen në pah të veçorive, duke ju lejuar të ndryshoni ngjyrën, kontrastin dhe ngrohtësinë e një fotografie duke përdorur teknologjinë AI në vend që të aplikoni vetëm një filtër si modelet e mëparshme.

Por çfarë bie në sy është se telefoni i ri mund të përmbajë një opsion memorie deri në 1 terabajt, sipas Dan Ives, një analist në Wedbush Securities.

Kjo është gati dy herë nivelet më të larta të ruajtjes të disponueshme më parë.

Ndërsa sa i përket kohës, Ives thotë se pjesa e tretë e shtatorit ka shumë të ngjarë të jetë koha për një njoftim.

IPhone 12, i lansuar në tetor të vitit të kaluar, u shfaq në katër lloje: iPhone 12, iPhone 12 mini, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 max.

Sidoqoftë, është ende e paqartë nëse kjo seri e re e iPhone do të dalë në modele të ngjashme.

Related posts