970×90
970×90

Arilena Ara paralajmëron duetin me Dafina Zeqirin

Arilena Ara paralajmëron duetin me Dafina Zeqirin

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara, qe një kohë kanë nisur punimet për albumet e tyre të reja.

Por për njërin nga projektet dy këngëtaret e njohura kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Arilena së fundmi ka publikuar një postim në rrjete sociale duke bërë të ditur disa detaje tjera për bashkëpunimin “Thirr Policinë”.

“Kudo unë & ti, “Thirr Policinë në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, videoja muzikore po vjen. Një javë deri kur të thërrasim policinë”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, artistet nuk kanë zbuluar një datë të saktë të lansimit të këngës së tyre të re.

Duke marrë parasysh sukseset e dy artisteve, besohet që projekti i dyshes do pritet mirë nga publiku.

Related posts