970×90
970×90
970×90
970×90

Haziri dhe Abrashi me presidentin e EPP-së flasin për procesin e liberalizimit të vizave

Haziri dhe Abrashi me presidentin e EPP-së flasin për procesin e liberalizimit të vizave

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofje të Bullgarisë, në Samitin e krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Sofja të Bullgarisë, Haziri dhe Abrashi janë takuar me Presidentin e EPP-së, Joseph Daul.

Gjatë takimit, Haziri e njoftoi Daul për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe gjithashtu kërkoi nga ai që të kenë mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Daul konsideroi se roli i LDK-së gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe qëndrimet e LDK-së kanë qenë kyçe për këtë proces.

Gjatë punimeve, Haziri do t’i drejtohet të pranishmëve, liderëve politik e institucional nga Evropa, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Related posts