970×90
970×90
970×90
970×90

Shtrenjtohet rryma për kosovarët

Shtrenjtohet rryma për kosovarët

Kosovarët kanë mundur ta vërejnë një rritje të çmimit të rrymës nga muaji mars në atë prill, pasi për energjinë e njëjtë të hargjuar kanë paguar për 2.5 për qind më shtrenjtë.

Në të dhënat e ASK’së konfirmohet një rritje e çmimit të energjisë, mirëpo sipas tyre, kjo gjë u neutralizua me uljen e çmimeve për drutë e ngrohjes, shkruan gazetametro.net.

Nga të dhënat e publikuara, përveç ngritjes së çmimit të rrymës, vërehet ulja tek çmimi i druve për ngrohje për 5.3 për qind.

ASK tregon se ngritje kanë pësuar edhe disa artikuj të tjerë përveç rrymës, e të cilët janë të domosdoshëm për kosovarët. Bëhet fjalë për pemët, ujin, pijet joalkoolike e të tjera.

“Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK”, thuhet në indeksin e ASK-së.

E përveç druve, në Kosovë vetëm edhe një artikulli iu ul çmimi. Bëhet fjalë për perimet, të cilët kanë shënuar ulje në çmim prej 1.7 për qind.

Ndërkohë, muaj më parë në Kosovë u paralajmërua një rritje e çmimit të rrymës, sidomos pas heqjes së pagesës për rrymën e hargjuar në veri.

Megjithëse KEDS kishte thënë se rryma e hargjuar në veri duhet të paguhet nga dikush, kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se kjo nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të rrymës. Për rrymën e veriut, Haradinaj ndau 1 milionë euro./gazetametro.net

Related posts