Pas deklaratave të mbrëmshme nga ministri i PDK-së, Abelard Tahiri, se kjo qeveri e tanishme nuk ka asnjë rrezik që të rrëzohet, sidomos të ndodhë një rrezik nga partia opozitare LDK. I menjëhershëm ka qenë reagimi sot nga Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri i ka reaguar ministrit të PDK-së, duke thënë se se PDK-së jau dinë të bëmat si dhe e ka porositur atë të bëjë gati dokumentet e të i bartë nga zyrat e shtetit, shkruan gazetametro.net.
“Në vend të reagimit për Abelardin e drejtësisë. Abelard, për ironi, adresa e LDK është në rrugën UÇK pn. Aty na gjeni. Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit!”, ka shkruar ai në Facebook.
Tahiri gjithashtu kishte thënë se LDK është parti pa adresë, mirëpo kësaj deklarate i është kundër Haziri i cili ka thënë se partia e tij ka adresë.