Djali i dëshmorit të Kombit, Halim Brahimit, Patriot Brahimi, përmes një postimi i ka reaguar Kryetarit të Skënderajt, Bekim Jashari, pasi pranoi telefonatë nga zyra e Jasharit për një darkë.
Ai ka reaguar duke thënë se është çuditur nga kjo thirrje, duke thënë se që tre vite ka kërkuar të takohet me Bekim Jasharin, por që ky i fundit nuk e ka pranuar asnjëherë në zyre dhe se kjo ftesë është bërë vetëm për interesa personale.
Shkrimi i plotë:
Sa po mora një telefonat nga zyra e kryetarit zotri Bekim Hamëz Jashari për një darkë ne restorant Freskia në Skenderaj me habiti dhe quditi ….
Kryetar i tanishem pash zoti a s’te erdh marre mem thirrë ne dark , kur as një herë s’me pranove ne zyre për bisedime , qe 3 vjet kam kërku një takim me ty , e tash të doli rend mem thirr në dark për interesa përsonale .
Kjo është një turpsi për të gjith ju qe bani për interesa përsonale marre ju koftë kush do qoftë qe vepron kështu , e hallin e qytetarit se keni gajle, turpi ju m’buloftë të gjithve jara bi mos e gzofsh , as këtë post e nëse e merr edhe tjetrin , as tjetrin .
Këto rroga qe po i merrni jara bi ushqys për trupin e juvë e blefshit të gjith ju qka jeni në pozit e opozit qe po luani me gjakun tonë.