Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit që jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. Transmeton Gazeta Projekti.
Ai nderoi jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në trevjetorin e vdekjes së tij.
Kryeministri Kurti vlerësoi personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që dha ai për çështjen kombëtare.