Komuna e Junikut nëpërmjet një komunikate për media ka zbuluar identitetin edhe të dy viktimave nga 10 të vdekurit dje në aksidentin tragjik në ‘Slavonski Brod’ të Kroacisë, transmeton Gazeta Projekti
Në këtë komunikatë thuhet se Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe Gjyle Maloku kanë mbetur të vdekura nga ky aksident.
Komuna e Junikut ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe gjithashtu luten për shëndetin e të lënduarve.
Komunikata e plotë:
TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACI
Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt.
Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje.
Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!
________________
Komuna Junik.