Një vajzë e mitur është zhdukur ditën e enjte në Gjakovë.
Policia përmes raportit 24 orësh, bën të ditur se rastin e ka raportuar babai i saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare kishte shkuar në kurs dhe më pas kur ankuesi kishte shkuar ta marrë nuk e kishte takuar dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se njësiti relevant është duke e hetuar rastin.