
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.
Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka bërë të ditur këtë lajm nga seanca e Kuvendit.
Ai ka thënë se do ta shqyrtojnë në hollësi mënyrën si ka ardhë te ky vendim, prej interpretimeve ligjore, duke i përfshi edhe interpretimet e auditorit, shkruan Reporteri.net.
“Për çështjen e taksës 5 euro sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën si ka ardhë te ky vendim, prej interpretimeve ligjore, duke i përfshi edhe interpretimet e auditorit. Diçka çka mund të ju siguroj është se qytetarët nuk do të paguajnë taksë prej 5 euro”, u shpreh ai në seancën e Kuvendit.
Kujtojmë se pas vendosjes së kësaj takse, pati reagime të shumta nga ana e opozitës dhe nga qytetarët.