970×90
970×90
970×90
970×90

Raportuesja e PE’së: Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave

Raportuesja e PE’së: Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon ka deklaruar pas takimit që e kishte me zëvendësministrin e Kosovës Enver Hoxhaj në Bruksel se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.

“Patëm një takim me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe një diskutim një orë e gjysmë të situatën në Kosovë.

Ne ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë është një qëllim i përbashkët, pasi vendi ka përmbushur kushtet e fundit”, ka deklaruar Fajon.

Kujtojmë se Fajon, kishte përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës menjëherë pas përfundimit të seancës ku u ratikifuar marrëveshja e demarkacionit.

Related posts