Gjykata e Apelit të Kosovës e ka liruar nga akuza e mashtrimit në detyrë ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani. Ndaj tij dhe dy të akuzuarave ka ndryshuar vendimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Apeli e ka ndryshuar vendimin ndaj dy të akuzuarve të tjerë të këtij rasti, Albert Rakipi dhe Hakif Veliu duke ju shqiptuar burgim efektiv, këtë lajm e konfirmoi, Arbër Jashari zëdhënës i Gjykatës së Apelit, shkruan gazetametro.net.
Ndaj Enver Hasanit, rreth shtatë muaj më parë ishte gjetur si fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dhe ishte dënuar me 1 vit burg me kusht. Lidhur me këtë rast, javën e kaluar Gjykata e Apelit kishte mbajtur seancën për shqyrtimin e ankesave.
Në tetor të vitit të kaluar, Enver Hasani ishte gjetur fajtor dhe dënuar me 1 vit burg me kusht për periudhën e verifikimit dy vjet, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Po ashtu fajtorë ishin shpallur edhe dy të akuzuarit tjerë, Albert Rakipi dhe Hakif Veliu.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Hasani në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Hakif Veliu si shef i prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare – ISN, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkëkryerje.
Prokuroria pretendon se të akuzuarit këtë vepër e kishin kryer lidhur me realizimin e kontratës për përkthimin e librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për nevojat e UP-së