![Komuna e Deçanit me apel për 12 fshatra: Mos e përdorni ujin për pije](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2021/07/BB4D4834-52AE-4881-BB08-23D2BB348D78.png)
Komuna e Deçanit ka dalë me një apel urgjent pas analizave të reja nga IKSHPK dhe rezultateve ku del se uji nga rezervuari në Drenoc ka bakterien E.Coli.
Komuna e Deçanit, ka bërë apel që 12 fshatra të mos e përdorin për pije ujin për shkak të paraqitjes së bakteries së E.Coli.
Bëhet fjalë për Prilepin, Rastavicën, Gramaqelin, Dubravën, Shaptejin, Jasiqin e Ri, Gllogjanin, Ratishin e Epërm, Ratishin e Ulët, Irzniqin dhe Prokollukun.