970×90
970×90
970×90
970×90

INTERVISTA/ Rektori Ramë Vataj shpalos objektivat për mandatin e dytë

INTERVISTA/ Rektori Ramë Vataj shpalos objektivat për mandatin e dytë

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Ramë Vataj, synon zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe hapjen e programeve të reja, në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Në këtë intervistë dhënë për Gazeta Projekti, Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prof. Dr. Ramë Vataj, ka thënë se gjatë mandatit të tij, janë rritur shërbimet cilësore në dobi të studentëve dhe kemi arritur t’i mbajmë programet e akredituara.
Rektori Vataj ka theksuar se kam dyfishuar marrëvshjet e bashëpunimit me universitete në rajon dhe më gjerë dhe me institucione tjera brenda Kosovës, me rëndësi për universitetin.
Rektori Vataj ka bërë me dije se në madnatin e parë kemi bërë ngritje për 10 426 vende më lart (nga vendi i 23 856 ku kemi qenë në vitin 2016).

“Gazeta Projekti”: Z. Vataj, Universiteti “Ukshin Hoti” ka shënuar progres të madh, përgjatë këtyre vitëve sa e keni menaxhuar këtë Universitet, si e shihni ju sot Universitetin e Prizrenit, në krahasim me kohen kur jeni zgjedhur Rektor?

Vataj: Jam zgjedhur Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPz), në fund të tetorit të vitit 2014. Në atë kohë, staf i rregullt në UPz kanë qenë 57 veta (30 staf administrativ dhe 27 staf akademik). Ndërsa në fund të vitit 2017, numri i stafit të rregullt në UPz ka arritur në 100, prej tyre 38 staf administrativ dhe 62 staf akademik. Nga kjo perspektive shohim se gjatë 3 viteve të menaxhimit tim, stafi i UPz gati është dyfishuar. Me këtë rast janë rritur shërbimet cilësore në dobi të studentëve dhe kemi arritur t’i mbajmë programet e akredituara.
Janë renovuar hapësira të ndërtesave brenda Kompusit universitar dhe janë krijuar kushte shumë të mira për mësimdhënësit, stafin administrativ dhe për studentët.
Kam dyfishuar marrëvshjet e bashëpunimit me universitete në rajon dhe më gjerë dhe me institucione tjera brenda Kosovës, me rëndësi për universitetin.
Në vitin shkollor 2016/2017 kemi filluar edhe me dy programe të reja, Agrobiznes dhe Shkencat e pyjeve dhe mjedis, në kuadër të fakultetit të ri, Shkencat e jetës dhe mjedisit. Vlen të theksohet se programi Shkencat e pyjeve dhe mjedisit është unik në UPz, pra nuk zhvillohet në asnjë universitet publik as kolegj privat në Kosovë.
Duhet të përmendet se nga një renditje sipas Cybermetrics Lab (www.webometrics.info), pjesë e Spanish National Research Council, UPZ është renditur në vendin e 13 430 (ndërsa i 3256 në Evropë nga 5827 universitete), në mesin e rreth 28 000 universiteteve botërore. Ky vend nuk është i kënaqshëm për neve, mirëpo duhet patjetër të theksohet dhe të vlerësohet se kemi bërë ngritje për 10 426 vende më lart (nga vendi i 23 856 ku kemi qenë në vitin 2016)!

Gazeta Projekti”: Këto ditë është mbyllur konkursi për Rektor, dhe ju keni aplikuar edhe për një mandat, cilat janë objektivat tuaj për mandatin e dytë, për Universitetin “Ukshin Hoti”?

Vataj: Prioritetet kryesore të zhvillimit të UPz, gjatë punës sime 4 vjeçare si rektor, do të bazohen në këto objektiva kryesore :
-Zhvillimi dhe ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor,
-Zhvillimi i infrastrukturës,
-Bashkëpunimi kombëtar e ndërkombëtar dhe mobiliteti i mësimdhënësve dhe studentëve,
-Hapja e programeve të reja, në përputhje me nevojat e tregut të punës,
-Shërbimeve më efikase për studentët,
-Avancimi i shërbimeve të teknologjisë informative dhe bibliotekare.
Sqarimi i këtyre objektivave, mënyra e realizimit, mbetet të bëhet para anëtarëve të Këshillit Drejtues. Meqenëse kanë mbetur pak ditë deri te intervistimi, nuk preferoj të jap detaje.

“Gazeta Projekti”:Cili objektiv, po bartet nga mandati i parë, dhe që mendoni që është sfidë për Universitetin?
Vataj: Meqenëse Universiteti “Ukshin Hoti’ është mjaft i ri, dhe vazhdimisht është në rritje e konsolidim, të gjitha objektivat që kanë qenë në mandatin e parë, mbeten të plotësohen. Ka mungesë të madhe të stafit të rregullt, duhet të rekrutohen ende staf, që përveç rritjes së cilësisë, është obligim për ruajtjen e programeve ekzistuese. Infrastruktura duhet të zgjerohet dhe duhen mirembajtje të vazhdueshme të atyre ekzistuese. Bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për të mund të marrë përvoja të reja, që e bën edhe rritjen e njohjes së UPz në nivel nderkombetar. Mobiliteti i stafit dhe studentëve është me shumë rëndësi dhe proces në vazhdimësi. Poashtu rritja e cilësisë së shërbimeve kërkon çdo ditë përditësim të teknologjisë informative dhe ndjekjen e trendeve të reja dhe trajnim të stafit. Pra të gjitha proceset e nisura, janë afatgjata dhe duhet kohë e gjatë, mbi dy mandate të plota për të konsideruar se mund të përfundojnë.


“Gazeta Projekti”:Përpjekja për mësimdhënie apo mësimnxënie është më e madhe?

Vataj: Këto dy veprime, mësimdhënia dhe mësimnxënia janë të pandashme, vetem se njëra qëndron te kualiteti i të dhënit dije dhe tjetra te ata që marrin dije. Duhet të jetë e qartë se kualiteti i mësimdhënies varet nga cilësia e stafit akademik, përvoja e tyre e fituar gjatë rrugëtimit të formimit të tyre, dhe nga metodat që përdorin në spjegimin e tyre. UPz ka një numër të madh të stafit të shkolluar jashtë Kosovës, që mendoj se është një pikë e fortë e mësimdhënies kualitative. Ndërsa për të patur sukses mësimdhënësit, duhet edhe niveli i përgaditjes së studentëve të jetë mjaft kualitativ, që besoj në UPz e kemi. Në çdo vit të ri akademik rekrutojme rreth 1800 studente të rinjë, dhe për vendet që kërkojmë në çdo program, ka aq shumë kandidate, sa mund të zgjedhim prej tyre vetem studentë të shkëlqueshëm dhe shembullore. Prandaj edhe mësimnxënia konsideroj që është e kënaqshme.

“Gazeta Projekti”: Mesazhi juaj për studentët?


Vataj: Gjatë mandatit tim qe mbi tre vite, kam qenë përkrah studentëve, në mbështetje të gjitha projekteve dhe kërkesave të tyre, që kanë qenë të aryeshme. Ne jemi për studentët dhe aryeja e ekzistimit të Universitetit është vetë studenti.
Mesazhi: Tani sa jeni studentë, punoni me nder dhe sinqeritet, kryeni obligimet për çka keni ardhur të studioni, që kur të jeni të përgaditur profesionalisht, të mund të kontriboni për familjet tuaja dhe mbarë vendin, të siguroni të ardhmen me të ndritur. Faleminderit që i keni besuar Universitetit tonë dhe shumë suksese në rrugetimin tuaj universitar! /Gazeta Projekti/

Related posts