Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti i cili ka dit% që po qëndron në Greqi nëse e ka ndërmend të kthehet, apo e ka lënë Qeverinë në duart e Ministrit Liburn Aliu e zëvendësit të tij Hysen Durmishi, të cilët këto ditë nënshkruan një tender për tiketat ngjitëse të automjeteve, që i obligon qytetarët e Kosovës që të paguajnë edhe 4 euro e 90 cent kur të regjistrojnë automjetet e tyre.
“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.”, ka shkruar Hararadinaj, duke iu referuar Nexhat Krasniqit i njohur si “Baba i Tenderëve”, tashmë shef i prokurimit në këtë ministri si mjeshtër i mashtrimeve me tenderë.
Ai me këtë rast ka përgënjeshtruar edhe zv.ministrin Durmishi i cili fajin për tenderin e tiketave ngjitëse ua ka hedhur Ramush Haradinajt e Pal Lekajt.
“Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin”, ka shkruar ai.