970×90
970×90
970×90
970×90

Prokuroria e Pejës jep detaje për bastisjet në tre komunat e Dukagjinit

Prokuroria e Pejës jep detaje për bastisjet në tre komunat e Dukagjinit

Prokuroria Themelore në Pejë, ka konfirmuar bastisjet që po kryhen në disa Komuna në Rajonin e Dukagjinit.

Prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna (Pejë, Klinë dhe Istog), me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.

“Për këto veprime në teren janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet opinionit publik me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për rezultatet dhe veprimet e ndërmarra.

Related posts