970×90
970×90
970×90
970×90

Një paciente 13-vjeçare nga Deçani dërgohet në Pejë për shkak të përkeqësimit të gjendjes

Një paciente 13-vjeçare nga Deçani dërgohet në Pejë për shkak të përkeqësimit të gjendjes

Një paciente me simptoma të helmimit është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

 

Pacientja është e moshës 13-vjeçare. Ajo është referuar për në spitalin e Pejës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Po një vajze e lindur në vitin 2008 i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës”, ka thënë Ramosaj për Reporteri.net.

Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha ka konfirmuar se deri në këto momente janë 55 pacientë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Related posts