970×90
970×90
970×90
970×90

Kaseta e vjetër e Super Mario thyen rekord, shitet për çmimin marramendës

Kaseta e vjetër e Super Mario thyen rekord, shitet për çmimin marramendës

Një kopje e rrallë e videolojës Super Mario 64 është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion dollarë duke thyer të gjitha rekordet.

Kaseta e vitit 1996 ishte një nga platformat 3D më të hershme.

Shtëpia e ankandit tha se kishte më pak se 5 kopje në gjendje kaq të mirë. Kaseta ishte gati si e re.

Shitja mposhti një tjetër rekord, të mbajtur nga një kasetë origjinale Legend of Zelda, i vendosur vetëm dy ditë më parë. Ajo u shit për 870,000 dollarë të premten, duke e bërë atë për pak kohë lojën më të shtrenjtë në botë.

Kopjet më të rralla të lojërave të famshme tërheqin shumë oferta.

Super Mario 64 ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e videolojërave. Ajo ende konsiderohet ndër videolojërat më të mira të bëra ndonjëherë. Heritage Auctions, kompania që qëndron pas shitjes, u befasua me çmimin e madh që u ofrua për të.

Shumë njerëz u shprehën të habitur që videoloja Super Mario – e cila shiti miliona dhe miliona kopje në gjithë botën – të shitej për kaq shumë dollarë, pas kaq vitesh.

Related posts