
Kryetari i degës së AAK-së në Junik i cili është edhe kryetar i Komunës së Junikut, z, Agron Kuçi, ka hapur konventën e AAK-së në këtë komunë në praninë e shumë junikasëve, shkruan Gazeta Projekti.
Gjatë fjalimit të tij, kryetari Kuçi nuk harroj kontributin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili kishte dhënë ndër vite për Junikun.
“Ramushi si bashkqytetar i yni vazhdoj t’i kontriboj proceseve zhvillimore të Junikut, me akces tëveçantë themelimit të Komunës së Junikut”, tha ndër të tjera Kuçi.
Më poshtë i’u sjellin komplet fjalimin e kryetarit Agron Kuçi:
I nderuar Kryetar Haradinaj, bashkqytetar të nderuar!
Juniku, qytetarët e Junikut pa hezitim, ju bashkuan Ikones së luftës së UÇK-së, Liderit të AAK-së, Ramushit, sepse ai ishte përfaqësimi më i përafërt i tyre, tek ai panë përjetimet, sakrificën e dhembjen e tyre, një prej familjeve sublime i cili ndau fatin në luftë e paqe, komandant i UÇK-së së Dukagjinit, pa të cilin Dukagjini e Peja sot do të kishin fatin e Mitrovicës së ndarë.
Ramushi si bashkqytetar i yni vazhdoj t’i kontriboj proceseve zhvillimore të Junikut, me akces tëveçantë themelimit të Komunës së Junikut për të cilën qytetarët dhe Juniku u janë mirënjohës dhe faleminderues përjetësisht.
Duke qenë i vetëdijëshëm për historinë krenare, epike aq edhe të dhimbshme dhe sakrificën sublime të brezave, bijave dhe bijëve më të mirë të këti trolliunë bashkqytetari juaj isha njeri nga Ju i cili pat fatin, nderin dhe përgjëgjësin të udhëheq dhe të jem në shërbimin tuaj atëherë kur akoma Komuna e Junikut nuk i kishte marrë këmbet e veta siç thotë populli, por me besimin tuaj dhe punën e përbashkët të të gjithë bashkqytetarëve kaluam sfida e ndërtuam e realizuam shumë e shumë projekte në të gjitha segmentet e jetës publike, duke e bërë shumë fish jetën më të lehtë e cilësore.
Bashkupunimi i mirë me qytetar, kultura e tradita e lartë qytetare e bashkëqytetarëve të mijë kanë qenë dhe janë shtytësi më i madh për angazhim e punë dhe ju më bëni krenar kudo që jam.
Pavarësisht zhvillimeve e sfidave që ishin këto vite për ne e Liderin tonë në rrugëtimin tonë të përbashkët nuk ndaluam, jo vetëm ateherë kur në krye të qeverisë për një kohë fare të shkurtë ishte Lideri z. Haradinaj dhe minister i Infrastrukturësz.Pal Lekaj që jetësuan projekte infrastrukturore duke lidhur Junikun me komunat tjera me asfaltimine rrugëve Junik-Nivokaz, Junik-Pacaj, Junik-Prilep–Drenoc, Junik Jasiq-Gjocaj tashmë në përfundim e sipër, si dhe Rruga e së ardhmës së Junikun “Rrugae Gjeravices” të cilën e filluam së bashku e përkundër pengesave tani nga Qeveria aktuale, ne do vazhdojmë duke bërë rrugën e të ardhmësprespektive “Rrugën e Gjeravicës” për të cilën iujemi mirnjohës e faleminderues.
Investimet tona e shërbimet për qytetar nuk u fokusuan veç në infrastukturën rrugore, pavarësishtasaj që secila lagje e shtëpi sot gëzon rrugë të mira, sherbime të ujit e mirëmbajtjes cilësore.
Ne investuam në arsim për punë e cilësi më të mirë, për shkolla më funksionale, investuam e ndërtuamshëndëtësi primare nga më të mirat duke ofruanshërbim cilësor për qytetarët e Junikut dhe fshatratpërrreth, shërbime publike cilësore dhe të qasshmenë çdo kohë për qytetar, infrastrukture e ambient mëtë mirë, ujë të pijes, rrugë e trotuare, parqe,impiante e kolektor dhe rrjete të ujërave të zeza.
Investuam në objektivat për zhvillim ekonomik tëqëndrueshëm të Junikut, në bujqësi, duke ndërtuarkanale të ujitjes, përkrahur fermer e bujqë, afariste e studente, investuam e mundësuam zhvillim teturizimit, duke krijuar një identitet të ri e shumëpremtues për të ardhmen e Junikut.
Ndërtuam administratë komunale të re e shumë tësuksesshme, duke qenë jo vetem komuna më e suksesshme në kuadër të procesit të decentralizimit,por edhe duke u shpallur tri herë me radhë komunamë e suksesshme në Kosovë, në konkurencë me 38 komuna në nivel vendi, pa marrë asnjëherë as emëre lavdi por të përkushtuar gjithnjë në shërbim tëbashkëqytetarëve tanë.
Andaj duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që napresin, por dhe përgjegjësin, besimin, garantojmë që në vazhdimin e udhëtimit tone të përbashkët do t’iu gëzohemi punëve e projekteve shumë madhore, turistike e ekonomike, Junikun destinacion kryesorturistik në vend, me të ardhme shumë perspektive.