
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz dhe Ambasadorin, Jorn Rohde, shkruan Express.
Krasniqi ka bërë të ditur në takimin e mbajtur sot kanë folur për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën dhe janë pajtuar se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.
Po ashtu ai ka thënë së Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë.
Postimi i plotë:
“Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, folëm sot për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën, dhe u pajtuam se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.
Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës. Por, BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë. Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania.”