970×90
970×90
970×90
970×90

Wesley Clarku nesër vjen në Kosovë

Wesley Clarku nesër vjen në Kosovë

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley K. Clark nesër do ta vizitojë Kosovën.

Clark i cili udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores në një fushatë 78 ditore kundër regjimit të Millosheviqit do jetë mysafir special i darkës fondmbledhëse gala të quajtur “Përkrah rrëfimin e ardhshëm të suksesit”, organizuar nga RTI në Kosovë (A.U.K).

Këto mjete nga kjo mbrëmje do të përdoret për të ndihmuar në financimin e bursave për studentët e talentuar dhe të pa privilegjuar.

Aksioni i përkrahur nga planifikimi i ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një procesi diplomatik, në detyrën e tij të fundit si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark pati shpëtuar 1.5 milionë shqiptarë të Kosovës nga spastrimi etnik.

Clarku është pensionuar si gjeneral me katër yje pas 38 vjetësh me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related posts