Kryetari i Bordit të ARKEP, z, Kreshnik Gashi, javen e kaluar ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike e cila është mbajtur në Ankara të Turqisë. Në margjina të konferencës, kryetari Gashi ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të rregullatorëve të ndryshëm të botës. Nga takimet e shumta në fokus ka qenë ajo me Kryetarin e Autorit Rregullativ të Telekomit të Indisë dr. Ram Sewak Sharma, ka shkruar Gashi në një status në llogarinë e tij në Facebook.
Gjatë pjesëmarrjes në konferencën e Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike javën e kaluar, në Ankara të Turqisë, pata rastin ta zhvilloj një takim bilateral me Kryetarin e Autoritetit Rregullativ të Telekomit të Indisë, dr. Ram Sewak Sharma. Ai ma konfirmoi mbështetjen e rregullatorit të Indisë për zbatimin e kodit shtetëror telefonik të Kosovës 383 për thirrjet që vijnë nga të gjithë operatorët nga India si edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në forume të ndryshme globale të telekomit. Poashtu me dr. Sharma u pajtuam që ta zhvillojmë më tutje bashkëpunimin në mes të dy rregullatorëve si edhe për shkëmbim të eksperiencave të stafit të rregullatorëve për tema të ndryshme në kuadër të komunikimeve elektronike. Gazeta Projekti.