
Pas 90 minutave nuk pati fitues në ndeshjen Itali – Austri, e vlefshme për fazën e të tetës së finales në Kampionatin Evropian.
Por në minutën e 95′ ishte Chiesa ai i cili qëlloi në portën e Austrisë, duke çuar kështu në epërsi Kombëtaren e Italisë, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq në minutën e 65-të Arnautovic e shënoi golin me kokë, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e takimit Belgjikë-Portugali në çerekfinale.