Një 61 vjeçar nga Divjaka duke vaditur tokën ka rënë në një kanal dhe si pasojë ka humbur jetë.
Policia njofton se Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë Divjakë
Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.