
Këngëtari Chris Brown është akuzuar për dhunë ndaj një vajze gjatë një debati në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Zëdhënësja e Departamentit të Policisë së New York-ut, Lizeth Lomeli konfirmoi për Us Weekly se këngëtari 32-vjeçar, aktualisht është nën hetim për dhunë në lidhje me grindjen e pretenduar, ku ai u akuzua se goditi një vajzë gjatë një debati të ndodhur të premten, më 18 qershor.
TMZ fillimisht raportoi incidentin, duke pretenduar se viktima u tha policëve se Brown e goditi në pjesën e pasme të kokës me shumë forcë. Fatmirëisht, ajo nuk pati dëmtime të mëdha. Është e paqartë nëse Brown do të përballet me akuza.
Chris Brown, përmes një postimi në Instagram, la të kuptohet se i mohon lajmet, duke i quajtur gënjeshtra të mediave.
Incidenti i pretenduar risolli në vëmendje arrestimin e tij në vitin 2009 për sulmin fizik ndaj Rihanna-s, të dashurës së atëhershme. Ai u deklarua fajtor dhe përfundoi dënimin në vitin 2015, ku përveç shërbimit në komunitet mori edhe këshillim për dhunë në familje.