
Ok, një pjesë e personazheve të njohur kanë filluar ta mbajnë të fshehtë deri në fund jo vetëm lidhjen, por edhe shtatzëninë. Kështu ka ndodhur së fundi me një numër të konsiderueshëm nënash të reja, të cilat pritjen e ëmbël e kanë jetuar në qetësi të plotë dhe larg vëmendjes mediatike. Po Ori Nebijaj ç’lidhje ka këtu?
Lajmet për një “bark të rrumbullakosur” pas disa veshjeve të gjera mund të jenë bërë të zakonshme për personazhet, ndaj edhe në këtë “grackë” ka hyrë së fundi edhe moderatorja e njohur Ori Nebijaj.
Megjithatë, për të kundërshtuar gjithçka është shkruar këto ditë dhe pa kurrfarë vërtetësie, ajo zgjodhi një mënyrë fare origjinale.
Nga programi i ditës së sotme në ‘Wake Up’, Ori u ngrit në këmbë për të treguar barkun e sheshtë.
“Ndërkohë kishin gjetur edhe foto me të gjera ku të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?! Një plan…”,- tha ajo duke treguar barkun dhe duke iu drejtuar Isli Islamit. Ky i fundit, duke vijuar ironinë për lajmet e rreme, shtoi: “Si tha? E hodhe dobiçin në ferrë dhe erdhe të na bësh për budallenj”.