970×90
970×90
970×90
970×90

Anulohet tenderi prej 200 mijë eurosh për ushqim dhe pije për deputetët

Anulohet tenderi prej 200 mijë eurosh për ushqim dhe pije për deputetët

Kuvendi i Kosovës me datën 14 prill kishte hapur njoftim publik për “Shërbime të hotelerisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës” në vlerë 200 mijë euro.

Por ky tender tashmë është anuluar.

Në faqen zyrtare të Prokurim Publik të Kosovës është njoftuar për anulimin e këtij tenderi me arsyen se nuk kishte asnjë ofertë të përgjegjshme.

Sipas kësaj kontrate Kuvendi ka pasur të blejë 13 artikuj pije të nxehta dhe të ftohta, kurse ushqim gjithsej 27 artikuj.

Kohëzgjatje e kontratës ka qenë e parashikuar për 37 muaj.

Related posts