970×90
970×90
970×90
970×90

Studimi: Fëmijët e vegjël na kuptojnë shumë kohë, para se sa të thonë fjalët e tyre të para

Studimi: Fëmijët e vegjël na kuptojnë shumë kohë, para se sa të thonë fjalët e tyre të para

Një nga gëzimet më të mëdha të jetës së një prindi, është shikimi i fëmijës së tij të vogël teksa ai shprehet i entuziazmuar për të gjitha gjërat e reja që has përreth. Ndërsa foshnjat mund të duken jashtë realitetit derisa të fillojnë të flasin, një studim i ri zbulon se ato fillojnë të kuptojnë se çfarë po ndodh pak më herët, sesa mund të mendojnë shumica e njerëzve.

Studiuesit nga Universiteti i Edinburgut në Skoci, thonë se foshnjat janë ndonjëherë të afta të njohin kombinimet e fjalëve dhe frazat, shumë përpara se sa të shqiptojnë fjalën e tyre të parë.

Gjetjet e tyre zbulojnë se foshnjat 11-12 muajshe, që janë në prag të të folurit, janë tashmë duke përpunuar dhe kuptuar “fraza me shumë fjalë” të ndryshme, si për shembull “përplas duart”. Kjo është hera e parë që studiuesit kanë treguar se foshnjat e reja janë të afta të njohin dhe kuptojnë thënie të tilla, para se të fillojnë të flasin vetë.

Për më tepër, kjo e kundërshton besimin e vjetër se foshnjat e mësojnë zakonisht gjuhën, duke kuptuar së pari fjalët të veçanta dhe pastaj duke kaluar tek fjalitë. Ky studim i ri, sugjeron që foshnjat të mësojnë në të njëjtën kohë fjalë dhe fraza.

“Studimet e mëparshëm, tregonin se foshnjat e reja njohin shumë fjalë të zakonshme. Por ky është studimi i parë që tregon se foshnjat kuptojnë më shumë sesa thjesht terma të veçantë nga të folurit e përditshëm.

Kjo gjë sugjeron se kur fëmijët mësojnë gjuhë, ata bazohen në njësi gjuhësore me madhësi të ndryshme, duke përfshirë sekuencat shumëfjalëshe, dhe jo vetëm fjalët e vetme siç supozojmë shpesh”-thotë dr.Barbora Skarabela nga Shkolla e Filozofisë, Psikologjisë dhe Shkencave të Gjuhëve në Universitetin e Edinburgut.

Ndërkohë, studiuesit thonë se këto zbulime mund të shpjegojnë arsyen se përse të rriturit e kanë kaq shumë problem të flasin njëlloj dy gjuhë. “Kjo mund të shpjegojë se pse të rriturit që mësojnë një gjuhë të dytë, dhe që kanë prirjen të mbështeten tek fjalët individuale, shpesh nuk arrijnë të kenë aftësi të ngjashme me gjuhën amtare në mënyrën se si i bashkojnë fjalët në fraza dhe fjali”- shton dr.Skarabela.

Gjatë këtij projekti studiuesit vëzhguan 36 foshnje, përmes një serie të “testeve të vëmendjes”, ku shfaqej një audio e regjistruar nga të rriturit. Autorët e studimit panë nga afër se kur foshnjat dëgjonin regjistrimet dhe shihnin ndonjë shenjë mirëkuptimi ose mirënjohjeje.

Të gjitha frazat e regjistruara përmbanin vetëm 3 fjalë, dhe shumë prej tyre ishin në përputhje me një “bisedë” tipike midis foshnjave dhe të rriturve. Pastaj vlerësuan përgjigjet e foshnjave dhe i krahasuan ato duke përdorur një metodë të quajtur fiksimi qendror.

Kjo qasje u dha mundësi studiuesve të matnin shikimet e foshnjave në përgjigje të regjistrimeve. Duke përdorur këtë strategji, ata përcaktuan me sukses kur një foshnjë njohu një frazë të njohur si “përplas duart”, në krahasim me një fjali që ata me gjasë nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë – të tilla si “kap duart”. Shumica e foshnjave (23 nga 36), shfaqën shenja të qarta të kuptimit të frazave të caktuara. / StudyFinds – Bota.al

Related posts