Siguria e pjesëmarrësve në komunikacion po vazhdon të rrezikohet çdo ditë nga shoferët e pandërgjegjshëm.
Një gjë e tillë ka ndodhur sot në autostradën Ferizaj-Prishtinë.
Në videon që ka ardhur në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, një shofer shihet duke vozitur në kahjen e kundër të autostradës, duke rrezikuar kështu sigurinë në komunikacion.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ me qëllimin e vetëm që ta sensibilizojë këtë shofer dhe të tjerë të tillë të pandërgjegjshëm, dhe për t’i mundësuar Policisë së Kosovës identifikimin e tij, publikojmë edhe targat e këtij automjeti.
Kujtojmë se ditëve të fundit është rritur numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë, për çka Policia ka ashpërsuar masat duke dënuar shoferët e pandërgjegjshëm.