970×90
970×90

John Legend tregon si po i përjeton Chrissy Teigen akuzat e vazhdueshme për bullizëm

John Legend tregon si po i përjeton Chrissy Teigen akuzat e vazhdueshme për bullizëm

 

 

Chrissy Teigen ka qenë së fundmi në qendër të akuzave për bullizëm të kryer ndaj shumë personave në të shkuarën, të cilët duket se e kanë parë të arsyeshme vetëm tani të flasin hapur për këtë çështje.
Ndërsa bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, është pyetur publikisht për faktin si po e kalon bashkëshortja e tij këtë situatë aspak të lehtë.

Në videon e postuar në TMZ, Legend u pyet për Teigen dhe ai tha thjesht:
“Po ia del për mrekulli!”

Këtë javë stilisti i “Project Runway” Michael Costello postoi një deklaratë në Instagram duke thënë se ai donte të vriste veten dhe se është ende i traumatizuar, i dëshpëruar dhe ka mendime për vetëvrasje, e gjithë kjo pas bullizimit që ai pretendon se Teigen i ka bërë në 2014-ën.
Teigen, ka thënë se ka shumë njerëz të cilëve duhet t’u kërkojë falje publike dhe thotë se ka arritur të kontaktojë me disa prej tyre privatisht.

Legend mbështeti postimin e bashkëshortes, duke e ripostuar nga llogaria e tij dhe duke theksuar një fjali të saj ku thoshte:
“Ne të gjithë jemi më shumë se momentet tona më të këqija”.

Disa personazhe të famshëm i ofruan Teigen mbështetje pas faljes së saj publike.

 

 

Related posts