970×90
970×90

Pensionohet basketbollisti Edmond Azemi

Pensionohet basketbollisti Edmond Azemi

Basketbollisti Edmon Azemi është pensionuar nga basketbolli. Pensionimi i tij u bë i ditur nëpërmjet një konferencë të përbashkët të Azemit dhe Klubit të Basketbollit “Sigal” Prishtina.

Klubi nga kryeqyteti “Sigal” Prishtina në një konferencë për media ka njoftuar që ylli i Edmond Azemi nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Azemi pas një karriere të bujshme tek “Sigal” Prishtina, respektivisht pas 36 trofeve të fituara, sot konfirmoi pensionimin e tij si basketbollist profesionist, përcjell KosovaPress

Të pranishëm në këtë konferencë janë legjenda e basketbollit, Ferid Zekolli, kryetari i klubit basketbollistik “Sigal” Prishtina, Burim Maraj, nënkryetari i klubit Shkumbin Jakupi dhe tifo-grupi “Plisat”.

Related posts