970×90
970×90
970×90
970×90

Mendurim Hoti edhe zyrtarisht është lojtar i Prishtinës

Mendurim Hoti edhe zyrtarisht është lojtar i Prishtinës

Mendurim Hoti është futbollist i ri i Prishtinës, duke e përforcuar fazën sulmues.

Sulmuesi anësor ka qenë pjesë e Feronikelit për shtatë vite, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Prishtina dhe Teuta.

Mendurim Hoti ka fituar tre tituj kampioni, dy kupa dhe tre Superkupa.

“S’kam pasur asnjë dilemë që më në fund të vendos të i përgjigjesha Prishtinës. Kam përfunduar në një ambient që ka grup fantastik lojtarësh. Trajneri Ramadani ka qenë arsye shtesë të mos mendohem fare, e njoh, kam punuar me të. I gjithë grupi më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer”.

“Me këtë grup që tani ka skuadra, nuk do të jetë edhe aq e vështirë, por me punë dhe angazhim edhe ato vështirësi që do t’i kemi rrugës do t’i kalojmë të gjitha së bashku, nuk kam asnjë dilemë.”

“Është e vërtetë që në skuadër është konkurrencë e madhe, por i di aftësitë e mija dhe dua të punoj shumë që të ndihmoj skuadrën drejt ambicieve”.

“Të gjithë adhuruesve të klubit iu premtoj se do të jap maksimumin, si në stërvitje po ashtu edhe në ndeshje, me asistime e me gola, e bashkë me ta të ndajmë gëzimin”.

“E vërtetë që në ndeshje dukem shumë temperament, shkak dëshirës së madhe për rezultat në pozitiv, por në jetën e përditshme jam mjaft i qetë dhe padyshim dua të jem shembull për çdo futbollist të ri që ka ambicie në futboll”, ka thënë Hoti.

Ai në sezonin e shkuar ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/

Related posts