970×90
970×90
970×90
970×90

Tendencat e sandaleve kete verë

Tendencat e sandaleve kete verë

Nëse po kërkoni të investoni në vetëm një trend këpucësh për këtë verë, atëherë po lexoni artikullin e duhur. Këpucët që ju duhen për verën 2021 janë vetëm sandalet e bardha. Në fakt, ato kanë qenë element kryesor për sezonet e kaluara dhe jo pa arsye. Ato kanë aftësinë për ta çuar në një tjetër nivel pothuajse çdo veshje.

Gjatë koleksioneve të fundit pranverë / verë, sandalet e bardha janë parë gjithnjë e me shumë në pasarelat e markave të luksit, si: Bottega Veneta, Prada, Jacquemus etj.

Është e lehtë të kuptosh pse sandalet e bardha janë një sukses i madh. Janë minimaliste, nxjerrin në pah tonin e lëkurës dhe shkojnë pothuajse me çdo veshje. Duke filluar nga rrobat e lehta verore, kostumet lino, veshje me printe lulesh, kuadratash… nuk ka asgjë me të cilën ato nuk mund të përshtaten.

Nuk është vonë për t’i bërë tuajat një palë sandale të bardha, pasi sezonet e kaluara kanë vërtetuar se nuk kanë në plan të dalin nga moda së shpejti. Më poshtë mund t’u hidhni një sy modeleve më trendy të momentit, për të gjetur atë, ose ato, që ju përshtaten më shumë.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Related posts