
Dua Lipa po i shijon sukseset e këngës së saj më të re
Ajo ishte fantastike në këngën e saj të fundit “Love Again” ku kënga e saj është bërë menjëherë hit.
E derisa ajo po e shijon suksesin e kësaj kënge, ka filluar që të jetë edhe një “cowgirl” (lopçare), pasi që e tillë është edhe në videoklipin e saj të fundit.
“Në momente të lopçares”, ka shkruar Dua poshtë fotos së saj.
Për gjashtë ditë, kënga “Love Again” e Dua Lipës është klikuar më shumë se 17 milionë herë në YouTube, derisa gjendet në vendin e parë në shumë top lista në Europë e Amerikë, si kënga më e dëgjuar e kësaj jave.








