
Hailey Bieber tanimë është një yll i YouTube! Që nga fillimi i kanalit të saj vetëm dy muaj më parë, Bieber tashmë ka grumbulluar mbi 1 milion subscribers.
Së fundmi, Bieber foli me aktoren, komedianen dhe autoren Yvonne Orji për kërkesat e industrive të tyre përkatëse, si t’ia dilnin në profesionin e tyre duke qenë fetare dhe duke vendosur kufij.
“Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të jesh në këtë industri duke qenë besimtare,” i tha Bieber, Orji-t, duke shtuar se ajo kishte frikë se disa prej fotove të saj, ku i duhet të tregojë më shumë lëkurë dhe të dalë me të brendshme, do të marrin reagime nga të krishterët e tjerë që nuk do ta etiketojnë atë si “modeste”.
“Unë kam takuar njerëz të krishterë që janë super gjykues dhe më kanë bërë të ndihem sikur jam një person i keq, sepse nuk e jetoj jetën time ashtu si ata mendojnë se duhet ta jetoj jetën time. Dhe unë u ndjeva çuditshëm kur postoja disa fotografi të vetes sime ose mendoja se si njerëzit në kishë do ta shohin këtë gjë. ‘Po bëj diçka keq? A po jap një shembull të keq?’ Dhe përgjigjja është jo,” -tha Bieber.
Bieber shtoi se ajo ka ardhur në një pikë që ka kuptuar se kufiri i saj janë fotot nudo.
“Unë mendoj nuk do të doja të fotografohesha ndonjëherë nudo, por e respektoj çdo grua që është komode duke e bërë atë gjë,” -tha ajo.
Hailey vuri në dukje se besimi i saj dhe bashkëshortit të saj, Justin i Bieber, është gjëja kryesore ku bazohet marrëdhënia e tyre.
“Nëse nuk do të kishim atë [besimin], nuk do të ishim këtu. Ne as nuk do të ishim së bashku”, -tha ajo.