
Qëllimi i ndalimit të pesticideve është që të gjithë njerëzit të kenë qasje në ushqim të shëndetshëm dhe të prodhuar ekologjikisht dhe që pesticidet sintetike të shmangen në të gjitha fushat.
Heqja dorë totale do të thoshte se vetëm ushqimi organik do të prodhohej dhe importohej. Shumë do të ndiejnë pasojat, paralajmërojnë shum fermer dhe ekspertë, jo vetëm që do të ndikonte shumë në bujqësi dhe tregti por kështu do te dëmtonte konsumatorin per shkak te ndalimit të importit të ushqimeve te tilla.
Pasojat për vetë-mjaftueshmërinë
Një mendim ekspert nga Universiteti i St. Gallen në emër të shoqatës së fermerëve dhe industrisë ushqimore arrin në përfundimin se ndalimi i pesticideve te bimët do të prodhonte një të tretën më pak ushqim. “Niveli i vetë-mjaftueshmërisë do të bjerë nga 60 % sot në 45 %,” shpjegon autori i studimit Charles Gottlieb, duke iu referuar shifrave përkatëse nga Agjencia Federale Agroscope.
Sa varet nga produkti. Rënia do të jetë më e madhe për panxhar sheqeri, fruta dhe patate, dhe dukshëm më e vogël për qumështin dhe drithërat.
Ulja e prodhimit mesatarisht rreth 20 përqind, dergon ne ngritje të çmimeve per ushqime.
Çmimet do të rriteshin ndjeshëm: “Konsumatorët do të paguanin rreth 30 deri në 40 përqind çmime më të larta ushqimi.
Eksperte për tregtinë e qëndrueshme, shprehin edhe dyshime ligjore: “Ndalimi i importit është një masë shumë drastike dhe, në shikim të parë, nuk është në përputhje me ligjin e OBT-së ose BE-së.
Sidoqoftë, Parlamenti do të kishte mundësinë e zbatimit të iniciativës më vonë në kushtetutë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Për shembull, në vend të një ndalimi të importit për të gjithë ushqimet e prodhuara me pesticide sintetike, një ndalim i importit mund të lëshohet vetëm për portokall ose patate të prodhuara me pesticide veçanërisht të rrezikshme. Sepse një ndalim i diferencuar mund të justifikohet me mbrojtjen e mjedisit.