Në Florida, SHBA, një tre vjeçar plagosi rëndë motrën e tij me armë. Ai e gjeti armën në një divan.
Një tre vjeçar rastësisht qëlloi motrën e tij të vogël dy vjeqare. Gjendja shëndetësore e vajzes ishte “jashtëzakonisht” kritike, tha sherifi i rrethit Polk, Grady Judd, të Shtunën. Djali gjeti armën midis jastëkëve të divanit ku një mik i familjes e fshehu atë, tha ai.
Pas të shtënave, tre burra që ishin në shtëpinë e Lakeland e kapën vajzën për të çuar në një spital, njoftoi Judd. Gjatë rrugës ata u përfshinë në një aksident me një automjet tjetër dhe shkaktuan disa lëndime. Vajza dhe një nga të rriturit u dërguan në një spital nga një Samaritan i cili u ndal për të ndihmuar pas aksidentit. Dy nga burrat e pranishëm u arrestuan.