970×90
970×90
970×90
970×90

Paralajmërohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Paralajmërohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borell, duke përmendur një qasje më ndryshe ndaj Ballkanit Perëndimor, ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, në të cilën ka thënë se Unioni Evropian duhet të reflektojë mbi këtë çështje.

Borell këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një shkrimi, derisa ka përmendur edhe moderimin e një takimi tjetër në nivel të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, ka shkruar përfaqësuesi diplomatik i BE’së.

“Po ashtu, do të ndërmjetësoj një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Beograd e në Prishtinë në qershor”, ka thënë ndër të tjera ai.

Borrell ka thënë se ky vit duhet të jetë “vit përparimi në të gjitha fushat midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Përgjatë javës së kaluar, BE’ja ka mbajtur një të ashtuquajtur darkë jo-formale me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Related posts