Është keq identifikimi i Shpend Ahmetit dhe të tjerëve me Kaqusha Jasharin, e cila ishte e përzgjedhura e Millshevicit. Ishte edhe kuadër i antishqiptarit Ali Shukriu. Grupi i Ahemtit është dashur të konsultohen me mua dhe si Kryetare e Parë dhe themeluese e Partisë Socialdemokrate. Identifikimi i tyre me kuadrin e Jugosllavisë nuk do t’iu bëjë mirë. Flet për Express, Luljeta Pula, ish-udhëheqësja e Partisë Social Demokrate.
Kryetarja e parë e PSD’së, Luljeta Pula thotë të jetë befasuar me Shpend Ahmeti, Visar Ymerin e Dardan Molliqaj se si pranuan të identifikohen dhe të shkojnë te një parti inekzistente të një kuadri të Sllobodan Milloshevicit dhe të Ali Shukrisë.
Në këtë mënyrë, Pula e ka komentuar shkuarjen e Shpend Ahmetit te Kuqasha Jashari për t’u bërë pastaj Kryetar i Partisë Socialdemokrate.
“Natyrisht, atyre u kishte bërë nder më shumë me u identifiku me mua si Kryetarja e parë e PSD’së sepse PSD është identifikuar me mua”, thotë Pula, në një bisedë për Gazetën Expres.
Luljeta Pula ishte udhëheqësja e parë e PSD’së, ndërsa Kaqusha Jashari ishte vënë në krye të kësaj partie, e cila ishte ndarë në dy pjesë.
Pula thotë se Kaqusha Jashari ishte njeriu më i afërt i Milloshevicit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë kuadër i Ali Shukrisë.
Krejt këto akuza, ajo thotë se po i bën pasi posedon dokumente dhe fakte për ish-funksionaren e Partisë Socialiste të Jugosllavisë.
“Kaqusha Jashari ka qenë e përzgjedhura e Milloshevicit. Mendoni që pa izen e Milloshevicit do të bëhej Kryetare e Komitetit Krahinor. Ka qenë kuadër i Aliu Shukriut, fytyrës më të urryer ndër shqiptarë”, ka thënë Pula.
“Kaqusha Jashari, të cilën e patën vendos në krye të PSD’së, ata që e patën iniciuar thyerjen e partisë, është e përzgjedhura e Millshevicit dhe këtë e dinë të gjithë”, thotë Pula.
Sllobodan Miloshevic ishte udhëheqës për një kohë i Jugosllavisë që shkaktoi luftëra në disa shtete, kreu krime kundër njerëzit dhe në fund vdiq në Gjykatën Ndërkombëtare, në Hagë, pa iu shqiptuar një dënim.
Ali Shukriu, ishte eksponent i pushtetit jugosllav në Kosovë. Ishte emëruar në vitin 1981 Kryetar i Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Në vitet 80’ta, Shukriu kishte bërë edhe thirrje pushtetit jugosllav t’iu ndalej edhe buka shqiptarëve. “Bukën në magje duhet t’ua marrim shqiptarëve, sepse ndryshe nuk mund ta fitojmë luftën kundër irredentistëve”, kishte thënë ai.
Ndërsa, Kaqusha Kaqusha Jashari kishte qenë pjesë e Partisë Socialiste të Jugosllavisë dhe në pozitat kryesore për Kosovën bashkë me Azem Vllasin. Pas viteve 90’ta ishte bërë pjesë e PSD’së, një pjesë të së cilës ka udhëhequr edhe pasluftës në Kosovë.
Sidoqoftë, Luljeta Pula thotë se Kaqusha Jashari asnjëherë s’ishte Shefe e PSD’së, por e fraksionit të saj, që ishte krijuar nga njerëzit e LDK’së, në vitet 90’ta.
Pavarësisht se refuzon të flasë shumë për njerëzit e rinj të PSD’së, Pula thotë se për korrektësi është dashur që edhe ajo të konsultohej para se të shkonin te Kaqusha Jashari.
“Nuk kam dëshirë të falsë për PSD’në që është themeluar tash. Kam pritur një korrektësi elementare. Kam qenë Kryetarja e parë, në Kuvendin Themelues të PSD’së. Nuk kisha dashur të deklarohem për këtë, por, kam pritur një korrektësi elementare prej tyre, domethënë në pikëpamje të historikut të partisë”, ka shtuar ajo.
Ish-themeluesi i FER’it, Shpend Ahmeti, i cili për një kohë kishte kaluar në Partinë e Albin Kurtit, vendosi, javën e kaluar, të shkojë në partinë e tretë. Arriti marrëveshje me Kaqusha Jasharin dhe u bë Kryetar i PSD’së.
Luljeta Pula, ish-themeluesja e PSD’së, thotë se nuk do të jetë i mirë identifikimi i Ahmetit dhe të tjerëve me një ish-zyrtare të pushtetit jugosllav.
“Ata që kanë vendosur të identifikohen me figurën e saj, nuk kisha pasur qejf t’i përcjellë kurrfarë fati i keq. Qejf nuk kisha pasë. Identifikimi i tyre me ta nuk është i mirë”, ka thënë Pula.
“Nuk është ndershme të mos pranohen faktet historike. Jam e gatshme t’i japë të gjitha dokumentet për gjithcka që kam folur”, ka thënë ajo.
Luljeta Pula, kishte qenë udhëheqëse e njërës PSD deri në vitin 2000, kur edhe ishte larguar me arsyetimin se kishte humbur zgjedhjet. Nuk e kishte përkrahur asnjëherë LDK’në, e cila kishte qenë në lidhje me grupin e Kaqusha Jasharit.
Emri i Partisë Socialdemokrate u bë i kërkuar në kohën kur ish-militantët dhe disa prej themeluesve të Vetëvendosjes dështuan të marrin udhëheqjen e Partisë së Albin Kurtit dhe shkuan te Kaqusha Jashari.
Pos Shpend Ahmetit, janë edhe 12 deputetë të VV’së që i janë bashkuar PSD’së, në mesin e tyre edhe ish-Këshilltari i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani. Aty kanë shkuar edhe Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu, Fisnik Ismaili e Besa Baftiu.
Vetëvendosje, në zgjedhjet e fundit nacionale, ishte renditur partia e parë. Në zgjedhjet partiake, krahu i Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt nuk ishte pajtuar që Kurti të rikthehej shef i VV’së. E kishin kushtëzuar kandidimin e tij.
Albin Kurti ka thënë se Krahu i Shpend Ahmetit i ka diku rreth 2 për qind të elektoratit më pak se sa kishte në Partinë FER.