970×90
970×90

Samanta Karavella tregon historinë pas emrit të saj: Kam qëndruar një muaj pas lindjes pa emër

Samanta Karavella tregon historinë pas emrit të saj: Kam qëndruar një muaj pas lindjes pa emër

Në një intervistë për emsionin “Pardon my French”, këngëtarja Samanta Karavella tregoi pse prindërit zgjodhën pikërisht emrin Samanta për të dhe historinë që fshihet pas këtij emri. Ajo tregoi se para se i ati t’i vendoste emrin, ajo ka qëndruar për një muaj pas lindjes pa emër.

“Emrin tim e ka vendosur babai im. Prindërit e mi kanë qenë duke dëgjuar albumin e Samanta Fox dhe babai im tha ‘Na ngeli goca një muaj pa emër, t’ia vemë Samanta se ndoshta na bëhet dhe këngëtare’. Është një rastësi sumë e bukur”, -tregoi për herë të parë Samanta, të cilën e kemi parë gjithmonë në skenë si këngëtare, por që gjatë intervistës zbuloi gjithashtu se do t’i dukej mjaft interesante nëse do të ishte pjesë e një projekti si aktore.

Ndërsa sa u përket lajmeve për jetën e saj private, Samanta i mohoi duke i qujatur “aludime të kota”. Ajo shtoi se bashkëpunëtorët e saj përfliten si partnerë të mundshëm, sespe ajo e mban jetën private gjithmonë larg mediave.

Related posts