970×90
970×90

Shqiptarët pushtojnë Eurovisionin, grekët ndërrojnë mendim për Eleni Foureira: Është një mrekulli

Mbrëmjen e sotme do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë  finalja e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision 2018.

Kjo mbrëmje është shumë e veçantë për shqiptarët pasi në skenën gjigante do të performoje 3 shqiptarë, përfaqësuesit e tre shteteve të ndryshme.



Eugent Bushpepa do të këndojë i 12 duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “mall”, Eleni Foureira do të performojë e 25 nën flamurin e Qipros, ndërsa Ermal Meta do të mbyllë garën i 26 si përfaqësues i Italisë.

Eleni Foureira është edhe më favoritja për të fituar këtë kompeticion pasi koeficientet e ekspertëve anglezë e nxjerrin atë në vendin e parë.

Në fillim grekët ishin mjaft të pakënaqur me performancën e shqiptares, por duket se tani pasi është bëjë hit në të gjithë mediet botërore, edhe fqinjët tanë jugorë po e mbështesin Eneni Foureirën.

BBC e krahasoi me Beyonce në një reportazh të posaçëm, gjermanet shprehen te mahnitur nga Gazela Greke, ndërsa edhe media e Greqisë mbështet hapur Qipron dhe Furreiran duke shprehur pakënaqësi ndaj kanalit shtetëror ERT që nuk zgjodhi këtë këngëtare për të përfaqësuar Greqinë.

Gazetari i njohur Dhimos Verikios ka folur për Fureira ne kanalin Alpha duke u shprehur: “Eleni është një mrekulli në skenë. Këto talente duhet te mbështesim”.

Related posts