970×90
970×90
970×90
970×90

Flet Shpend Ahmeti për hetimin e Prokurorisë Speciale ndaj tij

Flet Shpend Ahmeti për hetimin e Prokurorisë Speciale ndaj tij

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sapo është zgjedhur kryetar i partisë së riformuar, Socialdemokrate, (PSD), ka folur rreth hetimeve të Prokurorisë së Shtetit ndaj tij, lidhur me punësimet partiake në Komunën e Prishtinës.


Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Ahmeti ka thënë se nuk jam i informuar për asnjë hetim që është duke e bërë Prokuroria e Shtetit.

“S’ka kurfarë hetimi ndaj meje, nuk jam tu e ditë, nuk po e di vetëm nëse është i vitit të kaluar që i kanë dërguar partitë, ata kanë dërguar një numër të madh kallëzimeve, që kanë qenë vitin e kaluar, unë jam intervistuar disa herë por jo si i dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa zëdhënësi në Prokurorinë e Shtetit, Ekrem Lutfiu ka thënë se rasti me kryetarin e Komunës së Prishtinës është në fazën preliminare të hetimeve.

“Rasti i Shpend Ahmeti lidhur me punësimet në Komunën e Prishtinës, është në fazën e hetimeve preliminare”, ka thënë shkurt Lutfiu.

Në gusht të vitit të kaluar Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) dega në Prishtinë, kishte bërë kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit dhe disa drejtorëve komunale.

Sipas PDK-së dorëzimi i kallëzimit kishte të bënte me punësimet e 486 militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Related posts