970×90
970×90

Ju ka munguar kjo aktore nga Game of Thrones? Ajo ndan foto nga dasma e saj!

Ju ka munguar kjo aktore nga Game of Thrones? Ajo ndan foto nga dasma e saj!

 

 

Joe Jonas dhe Sophie Turner janë shumë të rezervuar kur vjen puna te jeta private. Aq të rezervuar janë saqë kur u martuan në Las Vegas nuk u thanë as prindërve të tyre. Megjithatë, çifti bëri më vonë një dasmë të madhe në në Paris, ku të pranishëm ishin gjithë të afërmit e tyre.
Por fotot që u publikuan, nga të dyja dasmat, ishin të pakta.

Ndërsa së fundmi, Joe dhe Sophie kanë përvjetorin e tyre të dytë dhe më në fund, me këtë rast, ndanë foto të papublikuara kurrë nga dasma në Las Vegas.
“Gëzuar përvjetorin e martesës 2-vjeçare të Vegas-it për këtë copë të madhe mishi njeriu”, -ishte mbishkrimi i pazakontë i Sophie për fotot që ndau në Instagram.

Joe gjithashtu ndau foto nga dita e tyre e veçantë, duke i shprehur dashurinë publikisht bashkëshortes së tij.

Joe dhe Sophie janë duke shijuar këtë periudhë si prindër. Ata mirëpritën vajzën e tyre Willa në korrik të vitit të kaluar.

Related posts